Kuzhe rikthen Berishen e Kapllanin

27/08/2009 08:00

Shqiperia meson emrat e 20 te  besuarve per ndeshjen e 9 shtatorit kunder Danimarkes ne “Qemal Stafa”.

Trajneri i Kombetares shqiptare, Josip Kuzhe, i cili vazon ende pushimet ne Kroaci, ka derguar ne FSHF listen e lojtareve qe ka thirrur per ndeshjen e radhes kualifikuese te Boterorit 2010, qe do te luhet ne stadiumin kombetar “Qemal Stafa” te kryeqytetit, me 9 shtator, me Danimarken.

Nje ndeshje shume e rendesishme per danezet, te cilet kryesojne grupin tone dhe duan ta presin te paret finishin kualifikues ne grup, ndersa per kuqezinjte tane nuk mbart ne vetvete te tilla objektiva, por vecanerisht per trajnerin Kuzhe duhet te sherbeje si konfirmim i punes se bere. Gjithashtu, pas fitores se thelle ne miqesoren pararendese, me Qipron, 6-1, Kombetarja shqiptare duhet te tregoje se vertet ka ndryshuar dicka ne lojen e saj dhe se ajo qe dhuroi miqesorja ne fjale nuk ishte nje rastesi.

Ne kete kuader, trajneri Kuzhe ka publikuar edhe listen e lojtareve qe ka thirrur per kete ndeshje, se bashku me programin stervitor para sfides zyrtare me Danimarken, qe sikurse thame edhe me siper, do te luhet me 9 shtator 2009, ora 20:30, ne stadiumin kombetar “Qemal Stafa”. Serish bie ne sy mungesa e kapitenit Altin Lala, i cili, sipas informacioneve prane trajnerit kuqezi, ka mbetur jashte liste pasi nuk eshte rikuperuar dhe nuk eshte ne gjendje te luaje.

Grumbullimi i Kombetares kuqezi fillon ne daten 1 shtator deri diten e ndeshjes, 9 shtator, gje qe tregon se trajneri Kuzhe ka nje kohe te konsiderueshme ne dispozicion per te bere pergatitjet e duhura, per ta perballuar me sukses Danimarken, ndeshjen e pare me te cilen ne Oslo e kemi humbur 3-0, qe shkaktoi edhe largimin e trajnerit Ari Han. Ndersa jane rikthyer serish ne ekip dy sulmuesit e paftuar ndaj Qipros, Berisha dhe Kapllani.

Grumbullimi i Kombetares do te nise me 1 shtator, kur edhe 20 futbollistet do te zhvillojne edhe stervitjen e pare se bashku. Ndersa nga data 2, 3, 4 dhe 7 shator programi stervitor i Kombetares do te vazhdoje me dy seanca ne dite. Ndersa ne datat 5, 6 dhe 8 shtator, vetem nje seance ne dite. Cdo dite eshte parashikuar per takim me median, nderkohe qe trajneri nje dite para ndeshjes me danezet do te jape edhe konferencen e fundit per shtyp. Shqiperi-Danimarke do luhet me 9 shtator, ora 20:30.

Top Channel