Nedved: Karriera ime eshte mbyllur

26/08/2009 14:15

Pavel Nedved ka hedhur poshte cdo mundesi per t’iu rikthyer futbollit te luajtur.

Ish kapiteni i Cekise ka publikuar nje deklarate zyrtare ne faqen e internetit ku ben me dije se rikthimi i tij eshte nje ceshtje qe nuk mund te diskutohet me.

“Vendosa te mos pranoj asnje oferte qe me eshte bere javet e fundit. Falenderoj te gjithe tifozet qe me kane mbeshtetur dhe qe me kane dhene shume gjate karrieres time”, shkruan ish Topi i Arte.

Ne vijim, ai shton se mendon qe t’ia dedikoje gjithe kohen familjes. Nedved ka fituar 3 kampionate ne Itali, 1 me Lacion dhe 2 me Juventusin. Ai eshte aktivizuar 91 ndeshje me fanelen e kombetares

Top Channel