Liga e Kampioneve, kalojne Lioni dhe Atletiko

26/08/2009 09:00

Lioni konfirmon tashme zyrtarisht kualifikimin per ne fazen e grupeve pasi ka fituar edhe ndeshjen e kthimit me Anderlehtin me rezultatin 1-3 ne transferte.

Ka qene Lisandro Lopez lojtari i ndeshjes i cili duke perfituar edhe nga gabimet e mbrojtesve te Anderlehtit ka shenuar tre golat e ketij takimi per skuadren franceze. Qe ne minuten e 26 Vazilevski nuk arrin te largoje topin si duhet dhe Lisandro Lopez me nje parabel mbi portierin kalon Lionin ne avantazh.

Vetem 6 minuta me pas deperton serish ai brenda zones dhe gjen nje hapsire ngjitur me shtyllen e majte te portes se Anderlehtit per te dyfishuar rezultatin, nderkohe qe me mbylljen e pjeses se pare, saktesisht ne minuten e 41-te Lopez shenon edhe golin e trete per Lionin. Me fillimin e pjeses se dyte, Anderlehti i dorezuar, arrin qe me ane te nje 11-metershi te shenoje golin e vetem te ketij takimi.

Edhe Atletiko Madrid ka arritur te eliminoje Panathinaikosin pasi e ka mundur 2-0. Qe ne minuten e 4-t te takimit skuadra greke peson golin e pare. Eshte mbrojtesi i Panathinaikosit Vidra qe gabimisht con topin ne porten e tij duke shenuar nje autogol. U perpoqen ne disa raste greket qe te barazpeshonin rezultatin por aksionet e tyre zbeheshin ne momentin e finalizimit.

Ne fundin e pjeses se dyte kur mbeten edhe me 10-lojtare pasi Sise doli me kartonin e kuq, Aguero deperton brenda zones dhe me nje goditje me pak pretendime, shenon golin e dyte pasi gjen te papergatitur portierin e Panathinaikosit. Eshte kualifikuar gjithashtu per me tej Zyrihu, i cili ka fituar edhe ndeshjen e kthimit 2-1ndaj Ventsplis. Skuadra zvicerane kishte siguruar kalimin e kesaj faze qe ne ndeshjen e pare qe e fitoi 3-0. Makabi Haifa ka fituar 3-0 me Slalsburgun dhe kualifikohet per fazen e grupeve ashtu si Debreceni qe mundi 2-0 Levskin e Sofies.

Top Channel