Kampionati boteror i boksit

26/08/2009 18:35

Me date 1 shtator ne Itali do te zhvillohet kampionati boteror i boksit ku do te marre pjese edhe ekipi yne perfaqesues. Prej disa ditesh boksieret me te mire nga e gjithe Shqiperia jane grumbulluar ne qytetin e Shkodres ku dhe po bejne  fazen pergatitore per kampionatin boteror.

Boksieret e grumbulluar jane kryesisht sportiste te cilet kane pasur rezultate pozitive ne evinimente te ndryshme sportive.

Ekipi kombetar prej dy javesh eshte duke bere nje stervitje intensive me qellim prezantimin sa me mire ne kete kampionat ku do jene pjesemarres 600 boksiere nga mbi 100 shtete.

Trajneri i kombetares, Zef Gjoni shprehet se ky kampionat eshte me i forti nder vite dhe se ekipi shqiptar do beje te pamunduren te dale me medalje nga ky kampionat.

“Parashikohet kampionati me i forte i te gjitha koherave. Jemi te pergatitur te ballafaqohemi forte me ta”, eshte shprehur Gjoni.

Nderkohe pas kampionatit te boksit per te rinj, qe u zhvillua ne Poloni pak jave me pare, skuadra kuqezi u paraqit mire duke u renditur me elemente te vecante deri ne vendin e tete, nje objektiv ky qe do te jete edhe ne boterorin e Milanos.

Top Channel