Virozat, tejmbushen urgjencat e QSUT

25/08/2009 09:00

Fundi i veres dhe temperaturat e larta konstante nuk po i lene te marrin fryme as personelin shendetesor e as “regjistrat” e urgjencave.

Fundjava e shkuar, por edhe nisja e javes se re ka shenuar fluks te larte pacientesh te semure. Urgjenca e pediatrise, kardiologjise dhe e infektivit kane pritur me shume se 500 paciente brenda 24 oreve.

Femije te semure me temperature, me probleme e shqetesime gastro-intestinale, paciente kronike me zemer, tension, diabet kane mbushur urgjencat, duke kerkuar ndihme nga mjeket.

Pothuajse 90 per qind e tyre nuk e respektojne sistemin e referimit, kjo krijon edhe kaos e mbingarkese ne spitalin e nivelit terciar “Nene Tereza”.

Rregulli eshte qe pacientet per probleme te vogla duhet te paraqiten te mjeku i familjes apo ne urgjencat e poliklinikave.

Nderkohe qe ata me probleme te medha duhet te nisen ne urgjence, ne rast se mjeku specialist rekomandon sherbim edhe me te specializuar.

Urgjenca e Tiranes, e cila ka edhe mjete te posaçme te transportit, eshte me pak e frekuentuar se urgjencat e spitalit “Nene Tereza”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA