Turizmi, bien yjet e hoteleve

25/08/2009 08:45

Hotelet me shume yje ne bregdetin shqiptar, perveç çmimeve te kripura, jo gjithmone ofrojne sherbimin e pritur nga klienti pagues.

Pikerisht per te krijuar nje baraspeshe te sherbimit dhe çmimit, Ministria e Turizmit ka vendosur qe te rishikoje kriteret per yjet dhe numrin e tyre mbi secilin nga keto biznese.

Nje gje e tille pritet qe te beje nje riklasifikim te ketyre njesive akomoduese, ne menyre qe klientet te mos mbeten te zhgenjyer nga sherbimi, i cili nuk i pershtatet numrit te pesecepeshve.

Ministri i Turizmit, Adrian Turku, eshte i mendimit se ka ardhur koha qe te rishikohen kriteret e klasifikimit te njesive akomoduese, pasi percaktimi i yjeve mbetet larg sherbimit qe duhet te ofrojne.

“Ka vend per t’i terhequr vemendjen komunitetit te biznesit, i cili nuk i perputh çmimet e kripura me kushtet akomoduese”, ka deklaruar Turku.

Megjithate, titullari ne krye te Ministrise se Kultures, Turizmit, Rinise dhe Sporteve, pranon se pikat e dobeta te turizmit shqiptar mbeten ende papastertia, infrastruktura, si dhe furnizimi me drita dhe uje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA