Shnajder refuzon Interin

25/08/2009 17:50

Uesli Shnajder do te qendroje ne Madrid. Hollandezi i cili oret e fundit ka qene shume prane kalimit tek kampionet italiane te Inter, i kerkuar me ngulm nga trajneri Murinjo edhe per kete sezon do te mbetet ne Spanje.

Sipas te perditeshmes spanjolle “Marca” lojtari nuk eshte penguar nga  Real Madrid per te kaluar tek Inter, por ai ka refuzuar vete oferten e zikalterve per te provuar shanset e tij me madrilenet.

Inter kishte arritur nje marreveshje me Real Madrid ku sipas se ciles ne arken e “los blancos” do te derdheshin 15 milion euro plus bonuse ne varesi te rezultateve qe do te arriheshin nga lojtari. Pas kesaj marreveshje Inter nisi bisedimet me menaxherin e lojtarit per te folur ne lidhje me detajet e kontrates.

Kur gjitthcka mendohej e mbyllur dhe kalimi i Shnajder ishte ceshtje oresh, menaxheri i lojtarit ne nje takim ne oret e para te dites se sotme me drejtuesit e Inter I njoftoi ata per vendimin e lojtarit duke zhgenjyer keshtu presidenti Morati, trajnerin Murinjo dhe tifozet zikalter.

Top Channel