Shkoder, bie nga kati i trete, vdes punetori

25/08/2009 13:55

Nje ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e sotme ne qytetin e Shkodres, ku nje punetor ka humbur jeten per shkak te nje aksidenti ne pune.

Sipas informacioneve te fundit, shtetasi Bledush Hoxha gjeti vdekjen pasi ra nga kati i trete i nje pallati ku po punonte.

Koleget e 46 vjecarit kane lajmeruar menjehere ambulancen, e cila ka mberritur shume shpejt ne vendngjarje, por nderhyrja e saj ka qene e kote.

Ne zonen ku ndodhi aksidenti ka mberritur edhe policia, e cila ka nisur nje hetim per te zbardhur shkaqet e rrezimit te punetorit nga pallati.

Top Channel