Nga subvencionimi i librave shkollore, kete vit do te perfitojne vetem nxenesit ne sistemin 9-vjeçar publik. Nderkohe qe nuk do te marrin asnje lek mbrapsht per keto libra nxenesit e shkollave te mesme.
Gjithashtu, si te perjashtuar kete vit nga procesi i rimbursimit te parave te librave te shkolles jane edhe nxenesit qe studiojne ne sistemin 9-vjeçar te shkollave private.
E vetmja kategori qe do te perfitoje nga nxenesit e shkollave te mesme eshte ajo e atyre qe konsiderohen si me te varfer, pra femijet nga familje qe per te jetuar marrin ndihme ekonomike nga shteti.
“Kete vit do te subvencionohen librat shkollore te arsimit te detyruar, si dhe per familjet ne asistence shteterore, edhe tekstet e arsimit te mesem”, thuhet ne nje qendrim zyrtar te perfaqesuesve te Ministrise se Arsimit.
Top Channel