Perballimi i jetes e vetme, me dy femije te vegjel per te rritur dhe pa nje bashkeshort ne krah, e ka detyruar nje te re t’i jape fund jetes se saj.
Humbja e te shoqit disa muaj me pare nga renia ne korrent e ka futur ne depresion 27-vjeçaren Anila D., me banim ne Shijak.
Ajo eshte derguar ne fundjave nga familjaret e saj ne spitalin e qytetit te Shijakut ne gjendje te rende shendetesore, pas nje vetehelmimi.
Nena e dy femijeve eshte ndare nga jeta rreth dy ore pas dergimit ne spital, me gjithe ndihmen mjekesore te dhene nga mjeket.
Per te zbardhur motivet e ketij vetehelmimi eshte angazhuar seksioni i Krimeve te Renda, agjentet e te cilit kane shkuar ne vendin e ngjarjes, ku kryen veprimet procedurale.
Top Channel