Brace: Berisha po injoron BB dhe FMN

25/08/2009 19:45

Partia Socialiste ka deklaruar se qeveria ka deshtuar ne relizimin e investimeve duke futur ne krize sektoret kyce te vendit.

Deputeti Erion Brace ritheksoi se arka e shtetit ka mbetur bosh dhe se qeveria injoroi te gjitha rekomandimet e Bankes Boterore dhe Fondit Monetar Nderkombetar.

“Sali Berisha po thellon krizen ekonomike ne vend. Prej disa muajsh ai nuk degjon rekomandimet e BB-se dhe po vazhdon teatrin absurd me inagurime veperash per te cilat arka e shtetit nuk ka para”, thekson Brace.

Ne vijim ai nuk ka kursyer as akuzat per 6 ministrite qe sipas tij nuk kane realizuar planin e investimeve. Ne qender te kritikave jane Ministria e Turizmit, Ministria e Brendshme, e Mbrojtjes, Bujqesise, Arsimit dhe ajo e Shendetesise.  

Top Channel