
Stina e vjeshtes kur nis dhe gripi sezonal, eshte parashikuar te shtoje numrin e pacienteve te prekur nga virusi A/H1N1.
Shkollat dhe kopshtet ku bashkejetesa kolektive eshte e pashmangshme, presupozohet te shfaqin nje risk te madh, pasi virsui A/H1N1, mund te gjeje terren per t’u perhapur me shpejtesi. Autoritetet shendetsore shqiptare thone se nuk kane ndonje plan konkret per informimin e nxenesve te shkollave, por per te gjithe popullaten.
“Nuk ka asnje arsye per te shtyre shkollat. Do vazhdojme te insistojme ne regullat bazike te higjenes vecanerisht per te rinjte”, deklaron zv/ministri i Shendetesise, Arben Ivanaj.
Ai shton se jane shperndare postera dhe do te vazhdojne te shperndahen ne lidhje me rregullat e higjenes, ku pervec larjes se shpeshte te duarve, keshillohen qytetaret t’i hedhin ne vende te posacme mbeturinat, per me teper shamite me sekrecione nazale, pasi ato konsiderohen si nje nder rruget me te shpejta te perhapjes se virusit nga nje person i prekur.
Top Channel