Uashington, CIA perplaset me Shtepine e Bardhe

24/08/2009 22:10

Ne Shtetet e Bashkuara ka shperthyer nje stuhi mes CIA-s dhe Shtepise se Bardhe, pas kerkeses se Departamentit te Drejtesise per te hetuar agjencine e zbulimit.

Sipas mediave amerikane, drejtori i CIA-s, Leon Panetta ka kercenuar me doreheqje, nderkohe qe Shtepia e Bardhe ka nisur te kerkoje zevendesuesin e tij.

Departamenti i Drejtesise kerkoi sot qe agjencia me e madhe e inteligjences te hetohet per abuzimet qe ka kryer me te dyshuarit per terrorizem gjate marrjes se tyre ne pyetje.

Nderkohe, presidenti Barack Obama aprovoi sot krijimin e nje skuadre te re qe do te merret me marrjen ne pyetje te figurave kyce te terrorizmit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA