Skenderbeu fiton me nje festival golash

24/08/2009 08:30

Ne Korce, ne ndeshjen Skenderbeu-Laci, ka nje goleade, por ne fund fitojne  vendasin me rezultatin 4-3.

Te paret kane kaluar ne avantazh lacianet me Nimanin (24’). Tri minuta me vone barazon kroati Millan Kuerebo. Pak para se te mbyllej pjesa e pare, miqte kalojne serish ne avantazh me Krajen (42’). Ne pjesen e dyte Skenderbeu barazon 2-2 serish me Kuerebon. Ne minuten e 60-te ka qene nje tjeter kroat i Skenderbeut, Rukavina, i cili shenon golin e 3-2.

Vendasit fitojne nje 11-metersh, i cili humbet nga Shkembi. Lacianet barazojne rezultatin 3-3 me ane te sulmuesit Malo, pas nje gabimi foshnjarak te korcareve. Goli “in extremis” i Cipit ka shuar endrren laciane per te marre 1 pike ne kete ndeshje. Mbrojtesi korcar ka shenuar golin e fitores dhe te 3 pikeve per te tijte. Festival golash ne stadiumin “Skenderbeu” per fitoren e vendasve.

Top Channel