Departamenti amerikan i Drejtesise u ka bere thirrje prokuroreve qe te rihapin hetimet mbi rastet e abuzimit te te burgosurve nga agjentet e CIA-s.
“Shefat e seksionit te etikes ne Departamentin e Drejtesise kane rekomanduar ndjekjen penale te punonjesve te CIA-s, te cilet sipas tyre kane shkelur te gjitha limitet e aprovuara ne marrjen ne pyetje te te burgosurve”, ka deklaruar nje zyrtar i qeverise per mediat amerikane.
Diten e sotme administrata amerikane konfirmoi lajmin se po formonte nje grup te ri te posacem per marrjen ne pyetje te te dyshuarve per terrorizem sipas rregullave te caktuara.
Kerkesa e DAD mund te terheqe vemendjen e presidentit Obama nga perpjekjet e tij per te miratuar reformen ne shendetesi.
Top Channel