Muntari agjeron, Mourinho nxehet

24/08/2009 11:45

Barazimi me Barin e ka nxehur teknikun e Interit Mourinhio deri ne ate pike sa ai nuk ka harruar te kritikoje edhe paraqitjen e ganezit Muntari, i cili po agjeron per muajin e Ramazanit.

“Muntari? Nuk e di, pasi ai eshte ne muajin e Ramazanit…”, tha Mourinho qe nuk arriti te pertypte paraqitjen e dobet te afrikanit, te cilin e zevendesoi me Balotelli-n pas 30 minutave loje.

Ne vijim te deklarates, Mou thuri lavde per francezin Vieira, te cilin e zevendesoi me portugezin Quaresma. “Patrick luajti nje pjese te pare te mire dhe nderrimin e tij e bera i detyruar nga ndryshimi i skemes”, shton “Special One”.

Top Channel