Gramozi-Shkumbini 0-0, ne Erseke ka paqe

24/08/2009 08:40

Nje barazim pa gola ka ndare  ne paqe Gramozin ne ndeshjen ne shtepi ndaj Shkumbinit.

Perballja mes ketyre dy skuadrave ka qene e forte. Ne  fushe eshte luajtur nje loje me ritem. Vendasit tentojne te jene ajo skuader qe ka frenat e lojes ne dore dhe rrezikojne disa here poren e miqve me ane te Do Santosit. Por Peqinasit kane reaguar shpejt, duke vene ne veshtiresi portierin e Gramozit.

Edhe pjesa e dyte eshte karakterizuar nga nje loje e shpejte, ku jane ndertuar shume raste te rrezikshme ne te dyja portat, por ai qe ka munguar ka qene goli i shumekerkuar. Fershellima 3-hereshe e gjyqtarit te takimit e ka lajmeruar mbylljen e ndeshjes ne barazim 0-0.

Gramozi ka marre keshtu piken e pare te saj ne debutimin ne Kategorine Superiore. Ndersa Shkumbini duhet te jete i kenaqur me piken e marre ne Erseke.

Top Channel