Futbolli rikthen ne ekran “Procesin Sportiv”

24/08/2009 15:55

Me rifillimin e kampionateve europiane dhe atij shqiptar, ne Top Channel starton “Procesi Sportiv” ne edicionin e tij te dyte me analizat e specialisteve te ndryshem, trajnereve e gazetareve.

Ndryshe nga sezoni i shkuar, ky proces ne kete vit do te sjelle me shume analiza teknike te te gjitha aktiviteteve sportive.

Prezantuesi Eduard Manushi shpjegon dicka me shume. “Per futbollin ka vende per emocione, si per ate shqiptar dhe per ate nderkombetar. Procesi kete vit do te jete me i analizuar dhe me i hollesishem”, thote Manushi.

Nuk ka mbetur me prapa dhe kolegia e tij Marina Vjollca, e cila me nje vit eksperience do te jete me shume se nje vajze e bukur ne studion e “Procesit Sportiv”.

“Eshte bere nje vit me eksperience. Jam informuar mbi boten e futbollit, kam bere edhe nje kurs trajneresh. Jam futur me brenda futbollit dhe ndihem me mire”, shprehet Vjollca.

Pervec kampionatit shqiptar, kampionateve europiane e sporteve te tjera, ne “Procesi Sportiv” te ketij edicioni do te analizohen e do te shfaqen detaje te supersfidave te Liges se Kampioneve dhe Kupes Europa Lige, dy aktivitetet me te medha sportive qe do te percillen ne kete sezon ekskluzivisht nga paketa Supersport ne platformen DigitAlb.

Top Channel