
Shokohet qe ne javen e pare kampionati i 71-te i futbollit shqiptar.
Tirana e Vllaznia, dy pretendentet kryesore per titullin kampion ne kete sezon te ri, kane zhgenjyer, duke hedhur nje hap fals. Dinamo, Flamurtari e Besa shpalosin petkun e sfidanteve per trofeun me prestigjioz te kampionatit.
Java e pare e Kategorise Superiore numeron nje statistike te pasur: 5 fitore (Dinamo e Flamurtari ne transferte, Besa, Apolonia e Skenderbeu ne shtepi) dhe nje barazim; 19 gola te shenuar, 3 penallti te dhena (shenojne Kuli e Zeqiri, humbet Shkembi) dhe tre kartone te kuq (Lila, Ndreka e Malo).
Ndersa humbja e bardhebluve eshte edhe me e dhimbshmja, pasi vjen ne shtepine e saj, perballe nje kundershtari te cilit nje jave me pare i kishte rrembyer Superkupen. Pas nje fillimi te mire per Tiranen, jane miqte ata qe i kane marre frenat e lojes ne dore, duke demonstruar nje loje me efikase dhe me te rrezikshme.
Nuk kalojne shume minuta dhe vjen edhe momenti shokues per bardheblute, te cilet e shikojne veten ne dizavantazhin e nje goli. Ne minuten e 11-te, vlonjatet shenojne nje eurogol nga nje goditje e lire me Roberto Alvish, i cili ka shenjestruar pikerisht trekendeshin e portes se mbrojtur nga Nallbani. Miqte nuk kenaqen me kaq dhe vazhdojne te sulmojne. Ne minuten e 18-te Rroshi godet sakte dhe topi perfundon ne rrjete. Tirana, edhe pse e nervozuar nga ky dizavantazh i shpejte dhe i paparashikuar, reagon.
Me ne fund arrin te krijoje nje aksion te rrezikshem, i cili e con te goli. Ne minuten e 26-te Abilaliaj shkurton diferencen ne 2-1 pas nje sulmi te rrjedhshem te Dinamos: Mohelebi pason per Sefen, qe e kalon ne zone tek Abilaliaj, i cili e dergon ate pas shpatullave te portierit te vlonjateve. Ne minuten e 38-te, Rroshi deperton bukur brenda zones, por ai eshte penguar ne menyre te parregullt. Gjyqtari nuk nguron te drejtoje gishtin te pika e bardhe e 11-metershit, ndersa ka nxjerre kartonin e kuq per Lilen dhe Tirana mbetet me 10 lojtare.
Zeqiri ekzekuton 11-metershin, duke shenuar edhe golin e trete. Ne pjesen e pare Tirana nuk ishte ne lartesine e duhur. Trajneri Loncarevic nuk e kishte rreshtuar si duhet skuadren ne mbrojtje, ku u pane vetem tre lojtare. Ky fakt u shfrytezua shume mire nga Flamurtari, i cili perfitoi nga hapesirat e lena nga bardheblute.
Ne pjesen e dyte bardheblute jane pozicionuar me mire dhe skuadra eshte pare me solide, me e organizuar dhe me agresive. Kerkon te ndryshoje rezultatin. Ajo eshte iniciatore e shume sulmeve ne drejtim te portes kundershtare edhe pse eshte ne inferioritet numerik pas largimit me karton te kuq te Liles.
Ndersa dy here kane sulmuar vlonjatet ne minutat e mbetura dhe ne te dyja rastet ka humbur mundesi te arta per te shenuar golin e katert. Rroshi ben te sfumohet, nje aksion shume i bukur i miqve. Rezultati mund te kishte shkuar ne 4-1, nese talenti fierak i Flamurtarit do te ishte treguar me i sakte. Ndersa me pas eshte Nallbani ai qe shpeton edhe njehere porten e bardhebluve. Minutat e fundit flasin per Tiranen, e cila krijon shume aksione, por nuk ka forcen e duhur per te gjetur golin.
Top Channel