Dinamo tregon “dhembet”, mund Kastriotin

24/08/2009 08:10

Nje takim i ndezur eshte  luajtur ne Kruje, ku Kastrioti ka pritur dje Dinamon. Blute, te cilet e nisin kete sezon me pretendime, i tregojne shume shpejt dhembet.

Golin e pare te ketij kampionati e ka shenuar Elis Bakaj i Dinamos, pikerisht ne Kruje, ne minuten e 17-te. Skuadra kryeqytetase dyfishon rezultatin pikerisht ne minuten e 68-te, me ane te mesfushorit shtatlarte Gentian Muca, i cili topin e ardhur nga nje goditje denimi, ekzekutuar nga Bakaj, e ka shnderruar ne gol me koke.

Dinamovitet kane fituar nje penallti ne minuten e 8-te te takimit, e cila eshte kthyer ne gol nga Kuli. 3-0 per Dinamon, qe “shkermoq” vendasit e Kastriotit. Minuta e 87-te u sherben krutaneve per te shenuar golin e nderit, me ane te Abazajt, por qe nuk ndryshon asgje ne rrjedhen e fitores, e cila u takon bluve kryeqytetas, me plot merite. Blute demonstrojne se jane vertet pretendente ne kete sezon.

Top Channel