Luciano Spalletti dhe fjalori i tij unik, 10 frazat më të spikatura gjatë prezantimit
Ne Kavaje jane ndeshur dje dy skuadra, te cilat jane parashikuar si dy favoritet per t’i rrembyer kampiones ne fuqi, Tiranes, kuroren e “mbretereshes se kampionatit shqiptar te futbollit”.
Besa vendase ka pritur Vllaznine, e cila vinte ne kete sfide me disa mungesa per shkak te demtimeve, duke fituar 2-0. Kane qene kavajasit ata qe e kane diktuar ritmin e kesaj ndeshjeje, e cila ne fillimin e saj u duk e merzitshme.
Ne minutat e para te dyja skuadrat jane munduar te studiojne lojen e kundershtarit. Vendasit kane qene me kerkues dhe i kane rrezikuar me ane te sulmuesit te ardhur vetem pak jave me pare, Daniel Xhafajt: ai godet fluturimthi ne minuten e 14, por topi ka shkuar shume prane kuadratit te portes dhe jo brenda tij. Me pas kane provuar edhe Arapi dhe Mancaku, por ne asnje moment nuk i jane afruar golit. Kunderpergjigjen per Vllaznine e ka dhene Nallbani, i cili me nje gjuajtje te forte nga distanca ka vene ne prove portierin Orges Shehi.
Ne minutat ne vazhdim ka filluar te ndihet dora e arkitektit te Beses, Shpetim Duro, i cili orienton lojen ne cdo moment dhe kavajasit gjejne golin e avantazhit pas shume rastesh te humbura, here per gabime te lojtareve te tyre, por edhe per merite te portierit shkodran Grimaj. Ne minuten e 43-te, Poci pason per Daniel Xhafen, ky i fundit e ul mire topin dhe e ka cuar ne rrjete. Vllaznia ndeshkohet edhe per shkak te nje mbrojtjeje te pavemendshme qe e la plotesisht te lire mbrojtesin. Me rifillimin e pjeses se dyte, ne minuten e 52-te, Daniel Xhafaj ben nje finte, topi shkon te Fagu shenon me nje gjysme rovishate e tij gjen rrjeten e portes se Vllaznise.
Vllaznia zgjohet dhe Kasapi shkakton dritherima ne porten e Beses, kur ekzekuton bukur nje goditje denimi, duke e cuar topin shume prane trekendeshit. Vendasit nuk jane dorezuar dhe Mihani ben nje gjuajtje mjeshterore, por po aq spektakolare ka qene edhe pritja e Grimes. Shkodranet perpiqen, por pengese e pakalueshme per te eshte edhe portieri Orges Shehi. Nis festa e Beses, ndersa Vllaznia zhgenjen me kete humbje dhe nivel loje.
Top Channel