
Apolonia e nis me kembe te mbare sezonin e ri. Fieraket kane mundur dje me rezultatin 2-0 Teuten, ne nje ndeshje te cilen e dominuan thuajse totalisht nga fillimin ne fund.
Loja e mire e vendasve, e cila ka pasur per protagoniste vellezerit Haxhibulic, eshte kurorezuar me gol ne minuten e 45-te te lojes, me ane te Hotit. Menjehere pas golit, gjyqtari del me karton te kuq per mbrojtesin e durrsakeve, Ndreka.
Kjo gje ka sjelle protesta dhe nisjen me vonese te pjeses se dyte. Ne fraksionin e dyte te lojes jane serish futbollistet e Apolonise, ata qe krijojne nje volum te madh loje dhe ne minuten e 80-te, eshte serish Hoti, autori i golit te qetesise. Shkodrani merr nje pas nga Haxhibulic, dhe me nje parabole mposht portierin e Teutes.
Ne minutat e fundit ka tension ne fushe. Kjo fitore shenon nje start te mire per Apolonine.
Top Channel