Lushnje, ekstradohet i denuari per prostitucion

23/08/2009 08:55

Ekstradohet nga Italia nje i denuar me 12 vjet burg per prostitucion. Burime nga Policia e Lushnjes bejne te ditur se mbremjen e se premtes eshte bere riatdhesimi i Kastriot Frasherit, i cili kerkohej qe prej pese vjetesh.

41-vjeçari eshte denuar nga Gjykata e Rrethit te Lushnjes me 12 vjet burg per vepren penale te “shfrytezimit te prostitucionit ne rrethana renduese ne bashkepunim”.

Denimi eshte marre 5 vjet me pare. Qe nga ajo kohe, ai ka qene i shpallur ne kerkim dhe eshte vene ne pranga ne Itali per t’u riatdhesuar mbremjen e se premtes, per t’u çuar me pas ne burgun 302 te Tiranes.

Top Channel