
Konfliktet per pronen per pak kane marre jeten e tre personave, nderkohe qe tre prej autoreve tashme jane vene ne prangat e policise.
Ne Fier konflikti i lindur mes dy kusherinjve per çeshtjen e nje siperfaqeje te vogel toke ka shkuar deri ne perdorimin e thikes. Nje prej tyre eshte prangosur, kurse tjetri gjendet ne spitalin rajonal te Fierit, ne kushte kritike per jeten.
Ngjarja e radhes se debateve mes te afermve per çeshtje pronash eshte shenuar ne fshatin Peshtan Bregas te Komunes Levan ne Rrethin e Fierit.
Artan Duraj dhe Fadil Duraj, djem xhaxhallaresh, mengjesin e se shtunes jane grindur per nje siperfaqe toke qe ndan gardhet e banesave ku jetojne prej dhjetera vitesh.
Burime nga Policia e Fierit pohojne se edhe me pare dy kusherinjte ishin grindur per kufirin, nderkohe qe paraditen e se shtunes mes tyre sherri ka shkuar deri ne perleshje fizike jo vetem te tyre, por edhe te pjesetareve te tjere te familjeve respektive.
Top Channel