Reforma ne shendetesi, Obama sulmon kundershtaret

22/08/2009 13:25

Plani i reformes ne shendetesi ka qene ne qender te fjalimit radiofonik qe presidenti i Shteteve te Bashkuara, Barack Obama ka mbajtur kete jave.

Kreu i Shtepise se Bardhe ka sulmuar kundershtaret e projektit, duke i akuzuar se po bejne pohime pa “asnje kuptim”.

“Duhet te behet nje debat i ndershem dhe jo i dominuar nga devijime te vullnetshme, te perhapura nga ata qe kane interes qe gjerat te mbeten sic jane”, tha ai.

Obama ka deklaruar se emigrantet klandestine nuk bejne pjese ne plan dhe taksapaguesit nuk do te financojne abortet.

“Shteti nuk do te marre pergjegjesine e mbulimit te te gjitha kurave shendetesore”, sqaroi Obama.

Top Channel