Mainc gjunjezon Bajern Mynih

22/08/2009 19:55

Bajerni i Mynihut vazhdon te mos fitoje ne Bundeslige. Pas 2 barazimeve te para, ne javen e trete bavarezet jane mundur 2-1 nga Mainc, duke bere nje start jo shume te mire nen drejtimin e holandezit Van Gal.

Lojtaret qe vlejne miliona euro nuk kane mundur te bejne asgje perballe modesteve te Mainc qe shenuan dy here me Ivanshitz dhe Banke ne pjesen e pare.

Me rifillimin e te dytes Bajerni rigjen veten pas autogolit te Noveski. Por ne 45 minutat e mbetuar rezultati nuk ndryshoi megjithe perpjekjet e bavarezeve, te cilet pas tre javeve te para kane marre vetem 2 pike.

Ne ndeshjet e tjera, Shtutgart ka barazuar 1-1 me Dortmudnin, Bajer Leverkusen ka shkaterruare 5-0 Frajburgun ndersa hanoveri ka fituar 2-0 me Nurnbergun.

Top Channel