Kontrata, Leandro firmos per Vllaznine

22/08/2009 09:15

Braziliani Leandro zyrtarisht eshte nje lojtar i Vllaznise. Lajmi eshte bere i njohur dje, kur edhe futbollisti amerikano-jugor ka hedhur firmen e tij te zeze mbi te bardhe.

Leandro do te jete i lidhur me klubin shkodran per nje sezon, por ne kontrate eshte parashikuar opsioni i rinovimit te saj edhe per nje sezon tjeter.

Futbollisti 25-vjeçar vjen nga vendi i Ronaldinjos e Kakase dhe beson se mund te shkelqeje ne kampionatin tone.

Pozicioni i tij ne fushe eshte mesfushor qendre dhe shikohet si nje perforcim shume i mire per skuadren e trajnerit Hasan Lika.

Ai ka bere nje paraqitje shume te mire ne ndeshjen miqesore ndaj Partizanit e mbyllur ne barazim 3-3.

Kjo e ka bindur trajnerin Lika te jape “Ok”-in per te.

Nderkohe qe vazhdojne ende negociatat mes drejtuesve te Vllaznise dhe ish-mbrojtesit te Kombetares, Blerim Rustemi.

Palet ende nuk kane mundur te gjejne gjuhen e perbashket. Ndersa duket se eshte integruar me se mire ne ekip edhe ish-sulmuesi i Shkumbinit, Erion Rizvanolli.

Top Channel