
Erjon Bogdani vazhdon te demonstroje formen e tij te mire ne kete prag sezoni. Sulmuesi shtatlarte i Kombetares shqiptare eshte shnderruar ne protagonist ne ndeshjen miqesore qe skuadra e tij, Kievo, ka luajtur kunder amatoreve te Sant’Anna d’Alfaedo.
Ai ishte autor i nje dopiete ne kete sfide, e cila eshte mbyllur me rezultatin e thelle 12-0.
Nderkohe, nga nje tregolesh kane shenuar dy sulmuesit e tjere, Pelisier dhe Granoke.
Per transferten shume te rendesishme te Torinos, ku kunder Juventusit te dielen Kievo do te luaje edhe ndeshjen e pare sezonale, trajneri Di Karlo eshte i orientuar t’i jape besim skuadres se fundit te sezonit te kaluar.
Keshtu qe Bogdani parashikohet titullar perkrah Pelisierit ne sulm, ndersa Granoke mund ta filloje ndeshjen nga stoli i rezervave.
Kjo ndeshje do te jete shume e rendesishme per sulmuesin shqiptar, edhe per nje arsye speciale.
Ne tribunen e stadiumit “Delle Alpi”, do te jete i ulur trajneri i Kombetares shqiptare, Josip Kuzhe, i cili e ka marre rrugen per ne Torino, per te ndjekur nga afer Bogdanin ne perballjen ndaj Juventusit. Prandaj, ai shpreson te beje nje paraqitje te mire neser.
Top Channel