Allmuca: Dinamo, e ndertuar per te fituar titullin

22/08/2009 09:05

“Kjo Dinamo eshte ndertuar per te fituar”. Keshtu mendon Igli Allmuca, nje nga protagonistet e asaj loje simpatike qe dhurojne blute ne sezonet e fundit. Nga kembet e tij nisen shume aksione, por qe shpesh nuk ngurron te shenoje emrin ne listen e golashenuesve.

“Sigurisht qe po, miraton ish-mesfushori i Partizanit. Ky ekip eshte ndertuar per te rivalizuar nga java e pare ne kampionat dhe ka si objektiv primar titullin kampion. Por, ky trofe nuk mund te arrihet vetem me fjale. Ne duhet te tregojme me te miren tone ne fushen e lojes dhe vetem atehere kur te kemi marre maksimumin nga cdo ndeshje mund te themi se jemi skuadra kampione e vendit”.

Tashme “count-down”-i i sezonit te ri ka filluar dhe neser do te zbresin ne fushe te gjitha skuadrat.

Shume prej tyre kane percaktuar si objektiv fitimin e titullit kampion.

Sipas seleksionimit te Allmuces, “rivali me kryesor do te jete Tirana, kjo jo vetem se eshte kampionia ne fuqi, por se ka nje organike te mire futbollistesh.

Pastaj une nuk do ta neglizhoja aspak edhe Vllaznine, Flamurtarin e Besen, skuadra keto qe per cdo vit kane rivalizuar ne kampionat, por edhe ne kupe.

Gjithsesi nuk do ta anashkaloja edhe Teuten e Durresit, ekip qe mbase nuk mund te rivalizoje sikunder te tjerat qe thashe me siper, por ka ne organike futbolliste qe ne ndeshje te caktuara mund te prishin pune”.

Me pas i rikthehet serish te flase per skuadren e tij, e cila ka bere nje merkato efikase.

“Dinamo ka marre disa lojtare te rinj, te cilet ne gjykimin tim mund t’i japin shume kesaj skuadre, thekson Allmuca.

“Megjithate, kjo do te shihet me mire gjate kampionatit, por mendoj se ne kemi pasur aq shume kohe ne dispozicion qe te ambientoheshim me njeri-tjetrin. Skuadra ka zhvilluar disa ndeshje miqesore plus faktit se kemi bere nje faze pergatitore mjaft te ngjeshur, ndaj besoj se qe nga java e pare e kampionatit kjo skuader nuk do te kete probleme te ketij tipi. Te shpresojme dhe te urojme qe do ta nisim me kembe te mbare sezonin e ri futbollistik”, shton ai.

Top Channel