Superliga, celet sezoni i ri

21/08/2009 15:15

Ne prag te sezonit 2009-2010 te kampionatit te 71-te kombetar, Federata Shqiptare e Futbollit dhe presidenti i saj Armand Duka ka bere nje urim per kete vit te ri duke shpresuar per rikthimin e spektaklit ne fusha dhe e tifozerise neper tribuna.

Ne te njejten kohe presidenti i FSHF-se ne urimin e tij ka zbuluar edhe disa nga projektet qe do te kete Federate Shqiptare e Futbollit per kete sezon futbollistik.

“Ne tashme jemi ne prag te fillimit te edicionit te ri. Uroj qe te jete i mbare dhe te na dhuroje sa me shume spektakel. Kemi objektiv qe ndeshjet te luhen ne te gjitha stadiumet e kategorise superiore si dhe te eliminojme dhunen”, deklaroi presidenti i FSHF-se, Armand Duka.

Megjithese kane mbetur me pak se 48 ore nga fillimi i sezonit te ri te kampionatit shqiptar ende nje pjese e madhe e klubeve nuk kane federuar lojtaret me te cilet do te luajne ne kete kampionat.

“Vetem tre klube jane federuar, ndersa te tjeret nuk kane ardhur. Ne kemi bere nje grafik qe te vinin tre e nga tre, por nuk jane paraqitur”, tha shefi i Sektorit te Garave te FSHF-se, Ilir Shulku.

Komiteti Ekzekutiv i mbledhur diten e enjte ka ndryshuar edhe skemen e percaktimit te gjyqtareve per kampionatin.

Ndryshe nga perzgjedhja e deritanishme qe eshte bere me short, ne baze te konventave te organizmave nderkombetare te futbollit, gjyqtaret ne kete sezon do te behen me emerime nga sektori perkates.

“Ne perzgjedhjen e gjyqtareve mos te kete short, por do te behet me ane te emerimeve”, ka sqaruar Shulku.

Top Channel