Padova zyrtarizon blerjen e Canit

21/08/2009 09:55

Sulmuesi me i lakmuar ne Serine B, shqiptari Edgar Cani, ka nenshkruar nje kontrete me skuadren e Padovas.

Lajmi kishte qarkulluar ditet e fundit megjithese deri pak ore me pare edhe skuadra e Empolit kishte bere c’eshte e mundur qe ta kishte ne radhet e veta. 20 vjecari nga Tirana qe eshte rritur ne Citta della Pieve, prane Perugia-s, ka luajtur sezonin e kaluar i huazuar tek Askona me rezultate shume te mira.

24 ndeshje e kater gola. Megjithese Cani eshte prone e klubit te Palermos, marrevesha me Padoven eshte ne forme huaje, me te drejte blerjeje te gjysmes se kartonit ne nje te ardhme, nese Palermo vendos ta shese. Edgar Cani do te luaje ne sulm bashke me Andrea Soncin, edhe ai i blere para pak ditesh nga Padova  

Top Channel