Ogoegbunam, pozitive ndaj testit antidoping

21/08/2009 21:00

Atletja nigeriane Amaka Ogoegbunam, e cila mori pjese ne garen e 400 metrave me pengesa ne boterorin e Atletikes qe po zhvillohet ne Berlin ka rezultuar pozitive ne testin antidoping te kryer pas gares.

Lajmi eshte konfirmuar nga Federata Nderkombetare e Atletikes me ane te nje komunikate per shtyp, ku theksohet se nigeriania ka perdorur steroid metenolon.

19-vjecarja nigeriane qe do te merrte pjese edhe ne stafeten 4×400 metra ka perdorur metenolon.

Ky eshte rasti i dyte i dopingut ne kete boteror.

Te marten marokeni Jamal Catbi qe rezultoi pozitiv ne testin antidoping me pasi kishte marre anabolizant.

Top Channel