Inter, Burdiso tek Roma, Lyon kerkon Vieira

21/08/2009 10:35

Nicolas Burdisso eshte zyrtarisht nje lojtar i Romes. Mbrojtesi argjentinas ka lene Interin duke u bashkuar me verdhekuqte e Spalleti-t.

Lojtari i repartit difensiv ka pranuar te marre nje page 2.8 milione ne vit, shume me pak se ajo qe ai perfitionte tek Interi. Nderkohe, presidenti Moratti po vazhdon levizjet e tij per te shitur edhe brazilianin Mancini.

Disa zera thone se lojtari i krahut mund te huazohet tek Genoa. Ne prag te largimit eshte edhe Vieira qe kerkohet me ngulm nga Lyon-i.

Top Channel