
Dy shperthime kamikaze, njeri ne Ceceni dhe tjetri ne krahinen e Ingushetise kane shkaktuar kater police te vrare dhe nje grua te plagosur.
Sipas Shefit te Zyres Hetimore ne Rusi, Vladimir Markin dhe Ministrit te Brendshem cecen, Ruslan Alkhanov kamikazet leviznin me bicikleta dhe ne momentin qe jane afruar prane personelit te sigurise kane shperthyer veten.
Sulmet vetvrasese jane nje risi ne krahinat ruse te Cecenise dhe te Ingushetise, metoda te paperdoruar me pare nga rebelet cecene qe kerkojne pavaresine nga Moska.
Nderkohe qe ne nje faqe interneti te tyren, rebelet shprehen pergjegjesine per tragjedine e centralit hidroelektrik ne Siberi ku vdiqen 26 persona dhe 49 te tjere rezultojne te humbur deri me tani.
Top Channel