Bogdani: Do te shenoj me shume

21/08/2009 08:15

Erjon Bogdani ndihem i gatshem per sezonin e ri te Serise A.

Sulmuesi shqiptar, i cili ne pjesen me te madhe te sezonit te kaluar ishte ne hije per shkak te marredhenieve jo te mira me trajneret e Kievos, beson se tashme ky do te jete sezoni i tij.

Madje, ne nje prononcim te tij per gazeten lokale italiane “Corriere Dell Veneto”, shtatlarti i kombetares se Shqiperise ka bere edhe nje premtim per tifozet edhe drejtuesit e Kievos. E perditshmja italiane e kishte titulluar shkrimin e saj “Bogdani vendon bast per veten: Do te shenoj me shume”.

Ne edicionin e kaluar, shqiptari u aktivizua vetem ne ndeshjet e fundit, por tashme ai beson se e ka fituar vendin e titullarit ne skuader dhe mezi pret te zbrese ne fushe te dielen kunder Juventusit ne “Delle Alpi”. Ne tribune do te jete edhe trajneri i kombetares, Josip Kuzhe.

Top Channel