Zvicer, Boksieri Berisha rrezikon 16 vjet burg

20/08/2009 13:35

Ka nisur sot ne Zyrih faza finale e procesit gjyqesor ndaj 28 vjecarit kosovar, Bashkim Berisha.

Kampioni zvicerian i boksit tajlandez akuzohet se ka vrare pas nje sherri banal nje shtetas maqedonas ne Dyseldorf te Gjermanise. Ministria Publike kerkoi nje denim prej 16 vjetesh heqje lirie per Berishen, ndersa gjate oreve te pasdites fjalen do ta marre pala mbrojtese.

Vendimi do te jepet gjate mbremjes se sotme ose neser paradite. Krimi daton qe ne vitin 2005 por kosovari nuk ka pranuar asnjehere se e ka vrare me dashje maqedonasin. Versioni i 28 vjecarit eshte se ai ka tentar t’i heqe armen nga dora viktimes dhe pa dashje pistoleta u shkrep duke e vrare.

Deshmitaret rrefejne se ka qene pikerisht Berisha ai qe ka ekzekutuar maqedonasin me gjakftohtesi per shkak te nje parkimi te gabuar.

Top Channel