Tafaj: Tirana pretendente, rivale Besa

20/08/2009 08:00

Na ndajne  vetem pak dite nga fillimi i edicionit te ri te kampionatit shqiptar.

Skuadrat kane filluar te bejne llogarite e potencialit qe kane ne dispozicion dhe garancite qe ky grup futbollistesh mund te ofroje ne lidhje me realizimin e objektivave ne sezonin 2009-2010. Tirana mbetet dhe per edicionin e ardhshem skuadra per t’u mundur. I ketij mendimi eshte edhe vete drejtori teknik i bardhebluve, Alban Tafaji, i cili mbante rolin e trajnerit te Tiranes, ne momentin e shpalljes kampion ne fundin e sezonit te kaluar.

“Tirana eshte serish pretendente per te fituar titullin kampion. Aktualisht kemi nje grup te mire futbollistesh, te cilet i kane te gjitha mundesite per t’u rikonfirmuar kampione edhe ne kete edicion. Gjate fazes pergatitore per sezonin e ri kemi bere nje pune te mire dhe merite te padiskutueshme ka edhe trajneri Ilia Loncarevic”, u shpreh dje Tafaj.

Por te gjithe e dine fort mire se jo gjithcka do te jete fushe me lule per bardheblute. Disa nga klubet kryesore te kampionatit shqiptar kane bere merkato cilesore, duke ndertuar ekipe te mira dhe kane si objektiv luften per titullin kampion. Ato pritet te jene pengese jo e vogel ne rrugen e Tiranes.

“Gjykoj se Dinamo, Flamurtari e Teuta kane ndertuar ekipe te forta, pasi kane afruar ne grupin e tyre futbolliste cilesore. Nje rival i forte per ne mendoj se do te jete edhe Besa e Kavajes”, ka shtuar drejtori teknik i bardhebluve. Por per cudi, Tafaji perjashton nga grupi i pretendenteve per titull Vllaznine e Hasan Likes.

“Me kete perberje qe ka aktualisht, mendoj se Vllaznia nuk mund te jete rivalja jone ne luften per te fituar kampionatin”, sqaron Albani, i cili zhvendoset diskutimin e tij te pragsezoni, qe pritet te nise te dielen, me 23 gusht. “Ndeshjen e pare do ta luajme kete te diel kunder Flamurtarit”, vazhdon me tej drejtori teknik i Tiranes. “Shpresoj te fitojme ndaj vlonjateve, gje qe do te na ndihmonte ta nisim mbare sezonin e ri futbollistik. Mendoj se do te jete nje sezon i veshtire, por ne kemi dhene prova se, dime t’ia dalim mbane ne cdo rast. Skuadra jone, pavaresisht disa largimeve si ai i Agollit, Pezos dhe Daniel Xhafes, me afrimet e reja gjate merkatos se veres, eshte kompletuar dhe eshte e gatshme per perballuar cdo kundershtar”, perfundon Alban Tafaj.

Dje pasdite, bardheblute kane zbritur ne fushe per te zhvilluar nje ndeshje miqesore ndaj Turbines. Ne kete takim, trajneri Loncarevic nuk ka pasur ne dispozicion disa prej futbollisteve titullare, te cilet, pasi kishin zhvilluar stervitje paradite, jane lene te lire. Pak dite me pare tekniku i bardhebluve kishte deklaruar se merkatoja e Tiranes ishte e mbyllur. Por tashme duket e ka ndryshuar mendje vete Loncarevic.

“Merkato eshte e hapur dhe atehere kur une mendoj se duhet bere nje blerje cilesore, Tirana do ta beje”, thote tekniku kroat. Burime prane klubit pohojne se nuk mund te perjashtohet ndonje blerje surprize para perfundimit te afatit zyrtar te merkatos. Ditet e fundit eshte folur per afrimin e Sines e Ahmajtajt, por deri tani kane mbetur vete zera. 

Top Channel