Afganistani voton sot per te ardhmen

20/08/2009 09:00

Afganet votojne sot per presidentin ne zgjedhjet qe konsiderohen jetike per te ardhmen e vendit.

Pavaresisht kercenimit te talebaneve, qendrat e votimit u hapen per zgjedhjet, ndonese raportet tregojne per nje ritem te ulet te procesit. Ndersa militantet talebane kercenojne per ushtrim dhune, hapja e qendrave ne disa zona u shoqerua me te shtena.

Presidenti aktual i perkrahur nga perendimi, Hamid Karzai, shpreson te fitoje shumicen e votave ne raundin e pare. Ai perballet me dy kandidate te forte, ish ministrin e Jashtem, Abdullah Abdullah, dhe ish ministrin e Financave, Ashraf Ghani. Nderkohe forcat e sigurise ne mbare Afganistanin jane ne gjendje te larte sigurie.

Me shume se dyqind ushtare britanike kane humbur jeten ne Afganistan. Megjithate banoret ne Helmand jane perpara nje dileme, me ate nese duhet te shkojne te rrezikojne per te votuar per te ardhmen e tyre.

Kjo eshte vetem hera e dyte qe afganet kane mundesine te zgjedhin drejtperdrejt nje president qe nga renia e regjimit Taleban ne vitin 2001.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA