Afganistan, talebanet sulmojne qendrat e votimit

20/08/2009 09:40

Talebanet kane nisur aktet e dhunes menjehere pas hapjes se qendrave te votimit ne mbare vendin, duke konfirmuar ate cfare kane thene gjate diteve te fundit.

Policia vendase ben me dije se ka pasur perleshje mes terroristeve talebane dhe forcave te rendit ne nje ndertese ne lindje te qytetit te Kabulit. Nderkohe, ne disa qendra votimi ne kryeqytet jane regjistruar shperthime. Sipas burimeve ende te pakonfirmuara, ne nje qender zgjedhore eshte hedhur nje bombe dore, ndersa dy shperthime kane tronditur nje ndertese tjeter.

“Ka te dhena se ne disa qendra zgjedhore ne kryeqytet por edhe ne provincat Gazni e Kapisa, nuk ka nisur ende votimi”, shprehet nje burim anonim per agjencine italiane te lajmeve, ANSA. Nderkohe, talebanet njoftojne se gjate oreve te nates dhe ne agim kane kryer disa sulme, madje ata theksojne se kane marre kontrollin e qytetit Pul-e-Alam, kryeqender e provinces se Logarit.

Gjithsesi, per momentin ky lajm nuk eshte konfirmuar as nga autoritetet afgane dhe as nga forcat nderkombetare. Talebanet njoftojne gjithashtu se kane sulmuar edhe zyrat qendrore te policise ne Kabul duke vrare 9 agjente. “Ne Nangahar u leshuan raketa kunder aeroportit duke u ekzekutuar nje numer i papercaktuar te huajsh”, thekson zedhenesi i talebaneve, Zabih Mujahid.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA