“Bogu”, penallti dhe gol Xhenoas

20/08/2009 22:00

Erjon Bogdani shkelqen ne javen e kater te Serise A duke shenuar edhe golin e tij te pare per Kievon ne kete sezon.

Bogu ka luajtu nje ndeshje te perkryer ndaj Xhenoas ku ka fituar nje penallti ne minuten e 4 te takimit e cila u shnderruar ne gol nga Markolini dhe vetem dy minuta me vone do te shenonte golin e tij te pare ne kete kampionat dhe te dytin per Kievon ne takimin ndaj Xhenoas.

Golat e shenuar qe ne minutat e para nga Kievo te cilet ishin thuajse teresisht merite e Bogdanit i dhane fitoren 3-1 skuadres veroneze ndaj Xhenoas.

Pas kater javeve kampionat Kievo ndodhet ne kuoten e 6 pikeve me dy fitore dhe dy humbje me nje golavarazh pozitiv +2, 6 gola te shenuar dhe kater te pesuar.

Top Channel