Salgado bashkohet me Blackburn per dy vjet

19/08/2009 16:40

Michel Salgado ka qene i vetedijshem se ne Realin e ketij sezoni mund ta enderronte nje vend si titullar.

Mbrojtesi spanjoll eshte larguar nga skuadra “merengues” duke u bashkuar me Blackburn ne Premier League ku do aktivizohet gjate dy sezoneve te ardhshme. Lajmin e ben te ditur klubi anglez ne nje deklarate zyrtare ku thekson se 33 vjecari ka hedhur firmen ne kontrate pas 10 viteve te kaluara tek Real Madrid.

Salgado ka qene nje nga lojtaret me te mire te Realit gjate dekades se fundit ku ka fituar 2 trofe Champions dhe 4 here titullin kampion. Ai numeron edhe 53 ndeshje me kombetaren e Spanjes. 

Top Channel