Cristiano Ronaldo vuan nga “sindroma Zidane”

19/08/2009 15:50

Ende nuk ka nisur sezoni per Cristiano Ronaldo dhe tashme ai mban mbi shpatulla gjithe presionin e mediave dhe tifozeve pasi ka veshur nje fanele shume te rende.

Paraqitjet e tij te deritanishme lene per te deshiruar, ndryshe nga Kaka qe eshte ambientuar menjehere me futbollin spanjoll. Sipas disa zerave, portugezi vuan nga “sindroma Zidane” pasi edhe francezi u pershtat me veshtresi me skuadren e re pasi la Juventusin.

Ronaldo nuk vuan nga nje krize identiteti por behet fjale per nje semundje, simptomat e se ciles jane ankthi nga presioni pasi nga sulmuesi luzitan pritet shume.

Sipas gazetes “Marca”, lojtari u ka thene miqve te tij se nuk eshte ingranuar ende me skemat e trajnerit Pellegrini sepse i pelqen te luaje me afer zones kundershtare te rreptesise.  

Top Channel