Bayern, klauzole 100 milione per Ribery

19/08/2009 18:50

Bayern Munchen ndjek moden e skuadrave qe nuk duan t’i leshojne xhevahiret e tyre.

Klubi bavarez vendos nje klauzole te majme per lojtarin me te mire te skuadres, Ribery. Kush kerkon te marre talentin francez duhet te paguaje 100 milione euro. Kjo eshte shuma qe do kenaqte drejtuesit bavareze.

“Eshte nje lojtar i te njejtes kategori me Messi-n e Cristiano Ronaldo-n dhe si i tille duhet te vleresohet. Tek Bayern Munchen do merren parasysh vetem oferta te ketij niveli. Kemi fjalen e nderit te Ribery se nuk do rebelohet ndaj kesaj marreveshjeje”, shprehet drejtori sportiv Uli Hoeness.

Ne vijim, ai shton se problemi i vetem per skuadren do te jete nese Real i ka gati kaq para. Pak dite me pare vete Ribery u shpreh se nuk ka thene asnjehere se deshiron te largohet nga Bavaria.

Top Channel