Rusi, arrestohen 8 rrembyesit e anijes

18/08/2009 13:50

Ministria e Mbrojtjes ne Rusi ben te ditur se u jane vene prangat tete personave te akuzuar per sekuestrimin e anijes “Arctic Sea”.

E zhdukur prej mese 2 javesh, anija me lende drusore, u rishfaq vetem nje dite me pare. Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se ne grupin e te dyshuarve jane 2 ruse 4 estoneze dhe 2 letoneze. Sipas agjencise se lajmeve Interfax, keta persona i ishin afruar anijes se mallrave, ne bordin e nje gomoneje duke kerkuar ndihme per te riparuar mjetin e tyre lundrues.

Por me t’u ngjitur ne anije kishin  kercenuar me arme ekuipazhin rus duke e detyruar te ndryshonte kursin e lundrimit. Hetimet vazhdojne ne bordin e nje anijeje luftarake ruse, ku 15 marinaret ruse dhe  8 te dyshuarit po merren ende ne pyetje. “Arctic Sea” u zhduk nga radaret pas kalimit ne La Mansh me 28 korrik, per t’u rishfaqur pas mese dy javesh ne brigjet afrikane.

Top Channel