Real ul ne 15 milione kartonin e Sneijder

18/08/2009 14:40

Ore vendimtare per te ardhmen e Westley Sneijder pasi Real Madrid e ka ulur cmimin e kartonit te tij ne 15 milione euro nga 25 milione.

Interi eshte skuadra me prane holandezit dhe me kete ulje cmimi mendohet se zikaltrit nuk do vonohen me per ta sjelle ne “San Siro”. Deri tani Interi kishte propozuar 5 milione euro dhe 15 do paguheshin me vone nese Sneijder kenaqte preferencat e trajnerit Mourinho.

Tashme skenari ka ndryshuar sepse presidentit Perez i nevojiten para te thata dhe kete deshire Interi mund t’ia plotesoje duke blere menjehere kartonin e mesfushorit. 

Top Channel