Duro: Besa, nder me te fortat e kampionatit

18/08/2009 08:10

Kur duhen edhe pak dite nga fillimi i sezonit te ri te futbollit shqiptar 2009-2010, Besa e Kavajes po demonstron se do te jete nje ekip ambicioz, i cili mund te konkurroje edhe skuadrat qe do te luftojne per titullin kampion.

Nje gje te tille e ka konfirmuar edhe ne miqesoren e fundit, te fituar perballe Teutes. Pas nje fillimi te mire te durrsakeve, ishin kavajasit ata qe e kane dominuar ndeshjen. Verdhezinjte kane zhvilluar nje loje te mire, ishin te vendosur mire ne fushe, krijuan nje volum te madh aksionesh dhe ishin shume te rrezikshem para portes.

Keto elemente deshmuan se faza e pergatitjeve te kryera ne kushte model do te jete pararendese e mire per nje fillim te mbare dhe te kampionatit te dielen e 23 gushtit perballe shkodraneve. Megjithate nuk duhet harruar pa permendur emri i arkitektit te ketij ekipi simpatik, Shpetim Duro, i cili duket se ka gershetuar mire lojtaret me pervojen dhe freskine e te rinjve.

Besa ka zhvilluar nje merkato te kujdesshme, duke afruar ne ekip futbolliste te nevojshem, te cilet mund te ndihmojne ne realizimin e objektivave. Shehi, Babamusta, Daniel Xhafaj etj., duket se jane ambientuar me se miri ne skuadren e re. Ky ekip ka bindur edhe vete trajnerin Duro. “Puna e deritanishme me skuadren me kenaq”, nenvizon ish-tekniku i Partizanit.

“Sigurisht kampionati eshte ndryshe nga miqesoret. Kam nje skuader te kompletuar dhe ndjej kenaqesi te them qe drejtoj nje grup, i cili i ka te gjitha, futbolliste me pervoje, por edhe lojtare te rinj me te dhena premtuese. Nga kushtet ideale qe kemi pasur gjate kesaj periudhe stervitore, nuk kam asnje dyshim se e presim me gatishmeri te plote nisjen e kampionatit. Besa mund ta pohoje me siguri qe nga ky moment do te jete nder skuadrat me te forta te kampionatit”, perfundoi trajneri i skuadres.
 
 

Top Channel