Afganistan, 11 viktima ne dy atentate
18/08/2009 12:30
Atentati ndaj nje patrulle te Isaf-it ne Kabul te Afganistanit ka shkaktuar 5 viktima.
Sipas policise vendase, shperthimi ndodhi ne pjesen perendimore dhe ne te jane plagosur edhe rreth 30 persona. Ata jane transportuar me urgjence ne spitalet e qytetit. Nje sulm kamikaz ndodhi edhe ne distriktin Kuri qe ndodhet ne provincen e Urzganit.
Ky shperthim shkaktoi vdekjen e 6 personave, 4 prej te cileve jane ushtare afgane. Pervec viktimave, shperthimi shkaktoi edhe 6 te plagosur.
Top Channel