Tirana hakmerret, rremben Superkupen

17/08/2009 09:20

Tirana eshte fituesja e Superkupes se Shqiperise pas nje fitoreje te  ngushte 1-0 ne nje ndeshje shume luftarake perballe  Flamurtarit. Golin e vetem te ndeshjes e shenoi pikerisht njeriu i cili pasi kishte lene dyshime ne testet e zhvilluara nga trajneri Ilia Loncarevic, u rekrutua serish vetem ne minutat e fundit te mbylljes se merkatos bardheblu.

Te dyja skuadrat qe kane lene pas nje faze pergatitore te ngarkuar dhe nje paraqitje te hidhur ne Kupat e Europes, dje ne mbremje kane zbritur ne “Qemal Stafa” me shpresen per te rrembyer trofeun e pare sezonal. Mes tyre eshte zhvilluar nje ndeshje e kenaqshme.

Ne pjesen e pare eshte pare nje Tirane me kerkuese, e cila ka prodhuar shume loje dhe disa raste te mira per te shenuar, edhe pse luante pa kapitenin e demtuar Devis Mukaj.

Sinjali i pare vjen shume shpejt, qe ne minuten e 9-te: Abilaliaj merr nje pas te bukur pas shpatullave te mbrojtjes vlonjate, avancon shpejt drejt portes, por sic duket besoi me shume se c’duhet te vetja, pasi tentoi te shmange edhe portierin Mocka.

Por ky i fundit e bllokon, duke sfumuar keshtu nje rast shume te mire te bardhebluve per te zhbllokuar rezultatin. Bardheblute duken te vendosur mire faktikisht dhe here pas here te rrezikojne.

Ndersa Flamurtari eshte me i plogesht dhe ka veshtiresi ne ndertimin e aksioneve sulmuese. Ne minuten e 25-te, pas nje krosi te mire nga e djathta e sulmit te Tiranes, Andi Lila kercen mbi mbrojtesit e Flamurtarit, godet me koke, por nuk mundet te gjeje rrjeten.

Minutat e fundit te pjeses se pare shikojne nje Flamurtar me te avancuar, i cili ka shtuar presionin ne manovrat sulmuese, por ne asnje rast nuk arrin t’i imponohet kundershtarit, per te krijuar rrezik para portes se Nallbanit.

Te vlonjatet duket se mungon njeriu i pasit te fundit. Tirana mbrohet shume mire dhe nuk harron te rrezikoje porten e Mockes. Ai qe provon serish ne minutat e fundit te pjeses se pare eshte serish Lilaj, gjuajtja e te cilin perfundon pak mbi traverse.

Perpjekjet e tyre nuk kane mjaftuar. Nderkohe qe fillimi i fraksionit te dyte te lojes ka ofruar nje loje thuajse te baraspeshuar, me te dyja ekipet qe rrezikojne portat respektive.

Megjithate, Tirana eshte me e qarte ne aksionet e saj. Ne minuten e 57-te Sefa provon te shenjestroje nga nje pozicion i pjerret me porten dhe Mocka largon me veshtiresi nje goditje kendi.

Insistimi per golin e avantazhit ben qe Tirana te lere hapesira prapa dhe vlonjatet kane mundesi te krijojne panik ne zone. Ne minuten e 69-te Roshi shperdoron nje aksion te mire, pasi eshte ndaluar ne momentin e fundit ne hyrje te zones nga nje mbrojtes.

Kur dukej se Flamurtari po e rimerrte veten, eshte Tirana ajo qe ndeshkon dhe zhbllokimi nuk vonon: Abilaliaj ne minuten e 72-te dhuron entuziazem, kur me koke kthen ne gol nje kros te marre nga Jetmir Sefa.

Minutat ne vazhdim ofrojne shume duele, por pak raste deri ne vershellimin e fundit, e cila i ka lene vendin festes bardheblu.

Top Channel