Vata: Dua ta mbyll karrieren tek Arminia

15/08/2009 09:00

Fatmir Vata therret Arminian e Bielefeldit. Sulmuesi 38-vjeçar ka ndjekur nga afer sfiden e se henes, qe skuadra e drejtuar nga trajneri Dameier fitoi 3-1 kunder Hansa Rostok.

“Deshira ime ka qene gjithmone qe te mbyllja karrieren tek Arminia”, deklaroi ish-lojtari i Kombetares shqiptare. “Kam nje eksperience mjaft te madhe dhe mendoj se mund ta ndihmoj skuadren ne Bundesligen II gjermane”.

Ne radhet e Arminias militon edhe Besart Berisha, i cili u la jashte perfaqesueses ne fitoren rekord 6-1 kunder Qipros. Aktualisht, Vata eshte pa skuader, pas perfundimit te kontrates me Koblencin. Gjithsesi, nuk perjashtohet rikthimi ne kontingjentin e drejtuar nga Uve Rapolder, me te cilin “veterani” ka marredhenie shume te mira.

“Edhe pse kontrata me skadoi me 30 qershor, ndihem pjese e Koblencit. Do te zhvilloje edhe nje bisede me trajnerin”, shtoi Vata.

Top Channel