Loncareviç: Pas Superkupes, dua titullin

15/08/2009 08:55

Tirana e deklaron te mbyllur merkaton e futbollisteve. Gjithçka eshte bere publike dje nga goja e trajnerit kroat te saj, Ilia Lonçareviç, i cili ka theksuar, qe tashme beson se ka ne dore nje ekip te kompletuar, dhe te denje per te luftuar per te gjithe trofete sezonale.

Edhe pse behet fjale per nje merkato te varfer, bardheblute, me lojtaret qe kane aktualisht ne dispozicion mbeten pretendetet kryesore ne luften per titullin kampion ne edicionin e ardhshem.

Gjate periudhes se transferimeve verore te lojtareve, Tirana ka bere kater blerje, pa shume buje. I pari i afruar eshte mesfushori francez, Mohelebi, per te cilin behet fjale me shume per nje rikthim, pas nje sezoni larg bardhebluve. Me pas grupit iu shtuan edhe sulmuesi i ri, Enco Malindi, dhe mbrojtesi Ditmar Bici.

Sulmuesi Arber Abilaliaj eshte edhe lojtari i fundit qe ka firmosur nje kontrate me zotin Halili, pak para deklarimit te mbylljes se merkatos nga Tirana. Megjithate, ish-sulmuesi i Partizanit dhe i Beses nuk mund te quhet nje prurje e re, pasi ai eshte ne radhet e kampioneve qe ne fundin e sezonit te kaluar, pas largimit nga Besa.

Nderkohe qe mesohet se shanset e afrimit te sulmuesit Xhevahir Sukaj te bardheblute per momentin jane zero. Bomberi shkodran qe sezonin e kaluar luajti gjysme sezoni te Haçetepe dhe gjysme te Vllaznia, ishte takuar para tre-kater ditesh me presidentin Refik Halili, por nuk kishin mundur te gjejne nje marreveshje.

Po ashtu, mbyllja e merkatos shuan edhe shpresat e afrimit te sulmuesit tjeter, Sabino Plaku. Ndersa Tirana eshte demtuar jo pak nga largimet mes te cileve jane emrat e njohur si mbrojtesi kroat, Toni Pezo, mesfushori Ansi Agolli dhe sulmuesi Daniel Xhafaj.

Por gjithsesi, trajneri Lonçareviç duket i kenaqur me grupin e futbollisteve qe ka ne dispozicion. Per momentin vazhdojne te qendrojne ne infermieri tre futbolliste te demtuar: Muzaka, Memelli dhe Malindi.

“Kam besim te ky grup lojtaresh dhe mendoj se kam skuader te plote, nenvizoi tekniku 65-vjeçar, i cili hidhet menjehere ne sulm, ne kerkim te fitimit te te gjithe trofeve te mundshem qe ofron kampionati shqiptar. Dhe shansin e para e ka pikerisht neser, kur edhe do te Tirana do te luaje finalen e Superkupes se Shqiperise perballe Flamurtarit. “Ekipi eshte ne gjendje te mire”, shpjegon me tej Lonçareviç.

“Kundershtarin nuk e njoh, ashtu sikurse nuk i njoh ne teresi kundershtaret qe do te kemi ne kampionat, por kam besim se skuadra, me elementet dhe pergatitjen qe ka, do t’ia dale mbane te fitoje Superkupen”, nenvizon kroati i bardhebluve, i cili me pas tenton te hyje me ne detaje te situates ne te cilen ndodhet ekipi i tij: “E pranoj se gjendja e ekipit nuk eshte si ndaj Stabekut”.

Me kete fjali ai i referohej takimit te pare ndaj norvegjezeve (1-1) ne “Qemal Stafa”, i vlefshem per turin e dyte eliminator te Champions League. “Por besoj se edhe ne kete sfide, skuadra mund te gjeje epersine e kerkuar ne fushe dhe ta fitoje takimin”, perfundon trajneri i Tiranes, qe tashme pret te korre edhe frytet e para te punes se tij te re ne krye te kampioneve te Shqiperise.   
 
 
 

Top Channel